“Bir k*rve”, Putin i përgjigjet Bidenit: Prandaj duam t’i fitojë ai zgjedhjet në SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar homologun e tij amerikan Joe Bide, pasi ky i fundit e quajti një “bir k*rve”. I pyetur

Shkurt 23, 2024 - 21:14
 0
“Bir k*rve”, Putin i përgjigjet Bidenit: Prandaj duam t’i fitojë ai zgjedhjet në SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar homologun e tij amerikan Joe Bide, pasi ky i fundit e quajti një “bir k*rve”.

I pyetur nga televizioni shtetëror rus lidhur me komentin e Biden,. Putin duke qeshur me ironi tha s ekjo ëhstë një nga arsyet se pse Moska është e interesuar që t’i fitojë ai zgjedhjet në SHBA.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo president. Por unë besoj se për ne, Biden është një president më i preferuar për Rusinë, dhe duke gjykuar nga ajo që sapo tha, kam absolutisht të drejtë,” tha Putin për televizionin shtetëror rus.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, tha se ambasada e tij i kishte dërguar Departamentit të Shtetit të SHBA “një qortim në shenjë proteste për natyrën e egër dhe papranueshmërinë” e komenteve të Biden.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.