Biskota me Krem – Torta e Veçantë që Duhet të Provoni

Nëse doni të përgatisni një tortë të shpejtë e kremoze vetë në shtëpi sapo keni gjetur recetën e duhur. Ju duhen vetëm përbërësit bazë që i duhen një keku të zakonshëm, një formë dhe disa biskota. Ndiqni recetën e plotë sipas këshillave të AgroWeb. Përbërësit 3 vezë 150 gr sheqer 70 gr niseshte 10 gr […] The post Biskota me Krem – Torta e Veçantë që Duhet të Provoni appeared first on AgroWeb.

Janar 3, 2024 - 16:10
 0
Biskota me Krem – Torta e Veçantë që Duhet të Provoni

Nëse doni të përgatisni një tortë të shpejtë e kremoze vetë në shtëpi sapo keni gjetur recetën e duhur.

Ju duhen vetëm përbërësit bazë që i duhen një keku të zakonshëm, një formë dhe disa biskota.

Ndiqni recetën e plotë sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 70 gr niseshte
  • 10 gr vanilje
  • 700 ml qumësht
  • 150 gr djathë kremoz (mascarpone)
  • 18 biskota katrore

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një tenxhere mesatare.

Në të shtoni vezët sheqerin, niseshtëne, vaniljen dhe përzieni me një tel kuzhine.

Do të formoni një masë kremoze dhe sheqeri duhet të ketë shkrirë.

Shtoni pak qumësht të ngrohtë dhe përzieni sërish, e në fund shtoni pjesën e mbetur të qumështit.

Vendosni tenxheren ën zjarr dhe përzieni vazhdimisht derisa të formohet kremi.

Kur të jetë gati kremi, kalojeni në një pjatë dhe lëreni të ftohet duke e mbuluar me qese kuzhine.

Kur të jetë ftohur, hiqni qesen dhe rriheni me një tel kuzhine e më pas shtoni djathin kremoz.

Bëni gati një formë ose tavë katrore dhe vendosni në bazë biskotat një nga një.

Shtoni sipër tyre kremin dhe përhapeni mirë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Vendosni sipër sërish biskotat derisa ta keni mbuluar kremin dhe lëreni në frigorifer për 4-5 orë.

Më pas priteni në copa të vogla dhe shërbejeni.

The post Biskota me Krem – Torta e Veçantë që Duhet të Provoni appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.