Biznesmeni grek u ekzekutua për 30 sekonda, lidhja me ish të dashurën në “lupën” e hetimeve të policisë

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenti grek Kristos Jalias. Mediat greke raportojnë se autorët e kryen ekzekutimin e biznesmenit

Shkurt 10, 2024 - 18:34
 0
Biznesmeni grek u ekzekutua për 30 sekonda, lidhja me ish të dashurën në “lupën” e hetimeve të policisë

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenti grek Kristos Jalias. Mediat greke raportojnë se autorët e kryen ekzekutimin e biznesmenit në vetëm 30 sekonda, teksa shtojnë se ata dinin çdo lëvizje të viktimës.

Policia po ashtu bën me dije se autorët e kanë njohur mirë terrenin, duke shmangur lëvizjen në rrugët ku monitoroheshin me kamera dhe duke zgjedhur një pjesë pylli që nuk kishte survejim.

Pas vrasjes, autorët i vunë zjarrin makinës në të cilën ndodhetj Kristos Jalias, veprim ky që sipas autoriteteve ka shkatërruar të gjitha provat që do shërbenin për hetime, si djegien e kallashnikovit dhe celularin e viktimës.

Autoritetet do të rikuperojnë të dhënat, në përpjekje për të lokalizuar kontaktet e tij telefonike, si dhe mesazhet e biznesmenit. Ata po kërkojnë të zbulojnë se me kë ishte në kontakt të shpeshtë dhe nëse kishte marrë kërcënime.

Në “lupën e hetimeve” të policisë është lidhja e biznesmenit me ish-partneren e tij, e cila u ekzekutua në mënyrë misterioze në vitin 2018./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.