Bledi Shkëmbi zyrtarizohet trajneri i ri i Tiranës

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot Bledi Shkëmbin si trajnerin e ri të bardhebluve. Tekniku i cili më parë në Superiore ka drejtuar Teutën dhe Dinamon, tanimë merr drejtimin e ekipit kryeqytetas, në pankinën e lënë bosh pas largimit të Erbim Fagut. NJOFTIMI I TIRANËS Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi […]

Qeshor 5, 2024 - 23:30
 0
Bledi Shkëmbi zyrtarizohet trajneri i ri i Tiranës

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot Bledi Shkëmbin si trajnerin e ri të bardhebluve. Tekniku i cili më parë në Superiore ka drejtuar Teutën dhe Dinamon, tanimë merr drejtimin e ekipit kryeqytetas, në pankinën e lënë bosh pas largimit të Erbim Fagut.

NJOFTIMI I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.