Blegtorët për çmimin e qumështit/ Denaj: Marrëveshja me përpunuesit, domosdoshmëri për sigurimin e prodhimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vijon takimet në blegtorët në zona të ndryshme të vendit, mbi problemet që ata kanë për çmimin e qumështit dhe sfidat e sektorit. Ministrja Denaj ishte të dielën në Fier, ku së bashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetari e Bashkisë Fier, Armando Subashi, zhvilluan […]

Janar 28, 2024 - 17:37
 0
Blegtorët për çmimin e qumështit/ Denaj: Marrëveshja me përpunuesit, domosdoshmëri për sigurimin e prodhimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vijon takimet në blegtorët në zona të ndryshme të vendit, mbi problemet që ata kanë për çmimin e qumështit dhe sfidat e sektorit.

Ministrja Denaj ishte të dielën në Fier, ku së bashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetari e Bashkisë Fier, Armando Subashi, zhvilluan një bashkëbisedim me blegtorët e zonës.

Debaj informon se në këtë takim u diskutua për problematikën e çmimit të qumështit, kërkesën për të rritur cilësinë e produktit nëpërmjet bashkimit, por edhe me mbështetje në kullota dhe sigurimin e ujit nga bashkia.

“Blegtorët e shqetësuar për uljen drastike të çmimit të qumështit nuk mund të dekurajohen dhe përpjekja në arritjen e një marrëveshjeje me përpunuesit, si një zgjidhje për gjithë zinxhirin e këtij sektori është domosdoshmëri për sigurimin e prodhimit”, tha Denaj.

Ministrja garantoi se, mbrojtja e prodhimit vendas dhe rritja e kontrollit të çdo hallke prodhuese, përpunuese e tregtare është një objektiv prioritar për sigurinë ushqimore duke gjurmuar çdo proces në kohë reale.

Duke u ndalur në përparësitë për kapërcimin e sfidave me të cilat përballet sektori, ministrja Denaj tha se, cilësia dhe formalizimi i sektorit do të zbusë abuzimet dhe bashkojë palët.

“Vetëm garantimi i cilësisë dhe vërtetësisë së produktit me etiketë dhe ulja e informalitetit në këtë sektor mund të zbusë abuzimet dhe bashkojë palët. Jemi totalisht të angazhuar në zgjidhjen e shqetësimit të blegtorëve në çdo zonë të Shqipërisë”, deklaroi Denaj.

Ndërsa ministri Balla, gjatë fjalës së tij, tha se, prodhimet blegtorale shqiptare janë produkte shumë të kërkuara nga tregu vendas dhe vizitorët e huaj që pëlqejnë kulinarinë tonë.

“Vëmendje të shtuar me blegtorët e qarkut për të diskutuar problemet dhe shqetësimet lidhur me tregun e qumështit, me skemën e mbështetjes nga qeveria dhe nevoja të tjera që lidhen me organet e qeverisjes vendore”, tha Balla.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.