Blinken: Duhet ende shumë punë për të mbrojtur civilët në Gaza, zgjidhja mbetet krijimi i dy shteteve

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken  përshëndeti faktin që Izraeli pranoi të ndalonte operacionet e tij në Rripin verior të Gazës. Megjithatë, Blinken shtoi se duhet ende shumë

Nëntor 10, 2023 - 11:26
 0
Blinken: Duhet ende shumë punë për të mbrojtur civilët në Gaza, zgjidhja mbetet krijimi i dy shteteve

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken  përshëndeti faktin që Izraeli pranoi të ndalonte operacionet e tij në Rripin verior të Gazës. Megjithatë, Blinken shtoi se duhet ende shumë punë për të mbrojtur civilët.

 

“Unë mendoj se është bërë përparim,” tha Blinken gjatë një vizite në Nju Delhi, Indi. “Por në të njëjtën kohë, është absolutisht e qartë se mbetet shumë për të bërë në drejtim të mbrojtjes së civilëve dhe ofrimit të ndihmës humanitare,” shtoi ai.

 

Ai sqaroi se SHBA po punon në plane konkrete për ta bërë këtë. Sipas ministrit amerikan, “pauzat” katër-orëshe ditore të pranuara nga Izraeli do të lejojnë shpëtimin e jetëve dhe më shumë ndihmë për Rripin e Gazës, i cili është i rrethuar nga ushtria izraelite pasi Hamasi sulmoi Izraelin, më 7 tetor.

 

“Në të njëjtën kohë, duhet bërë shumë më tepër për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që ata të marrin ndihmë humanitare,” shtoi ai.

 

Sekretari amerikan i Shtetit përsëriti se SHBA mbështet zgjidhjen me dy shtete, një izraelit dhe një palestinez, si e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.