Blinken mbërrin në Izrael, zbulohet agjenda e kryediplomatit amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Izrael, në vizitën e tij të dytë në këtë vend brenda pak ditësh që pas shpërthimit të konfliktit me militantët e Hamasit. Blinken pritet të zhvilloi takime me krerët e shtetit hebre, në fokus të të cilave do të jetë kërkesa që Izraeli të bëjë maksimumin për […]

Nëntor 3, 2023 - 09:15
 0
Blinken mbërrin në Izrael, zbulohet agjenda e kryediplomatit amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Izrael, në vizitën e tij të dytë në këtë vend brenda pak ditësh që pas shpërthimit të konfliktit me militantët e Hamasit.

Blinken pritet të zhvilloi takime me krerët e shtetit hebre, në fokus të të cilave do të jetë kërkesa që Izraeli të bëjë maksimumin për të ulur numrin e fataliteteve në radhët e civilëve, duke qenë se që nga nisja e ofensivës në Gazës janë vrarë më shumë se 9000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve civilë.

Një thirrje e ngjashme u bë dhe nga presidenti Biden gjatë një takimi elektoral ku kërkoi pezullimin e luftimeve për të lejuar kalimin e ndihmave dhe të lënduarve.

Pas qëndresës në Izrael, Blinken do të udhëtojë më pas drejt Jordanisë.

Vizita e Blinken në Tel Aviv përkon në një kohë kur ushtria izraelite tashmë e ka rrethuar të gjithë territorin e Gaza City dhe është angazhuar në një betejë trup më trup me militantët e Hamasit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.