Blinken në Arabinë Saudite, dy ditë bisedime me partnerët rajonalë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fluturoi nga baza e përbashkët Andrews drejt Arabisë Saudite. Të hënën dhe të martën ai do të diskutojë me partnerët rajonalë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite. Gjatë vizitës së tij dyditore, Blinken do të marrë pjesë në një takim ministror të […]

Prill 28, 2024 - 19:45
 0
Blinken në Arabinë Saudite, dy ditë bisedime me partnerët rajonalë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fluturoi nga baza e përbashkët Andrews drejt Arabisë Saudite.

Të hënën dhe të martën ai do të diskutojë me partnerët rajonalë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Blinken do të marrë pjesë në një takim ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, duke punuar për të avancuar koordinimin e sigurisë në rajon.

Në fokus do të jetë edhe rritja e fundit e ndihmës humanitare që po dërgohet në Gaza, ku do të nënvizojë edhe rëndësinë e sigurimit të rritjes së qëndrueshme.

Nuk ka një plan për vizitë në Izrael në këtë udhëtim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.