Blinken ngre tonet: Ka një hendek mes synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe realitetit në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe mënyrës se

Dhjetor 8, 2023 - 09:38
 0
Blinken ngre tonet: Ka një hendek mes synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe realitetit në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe mënyrës se si po shpaloset lufta në Gaza.

 

“Është e domosdoshme, mbetet e domosdoshme, që Izraeli të vendosë një premium në mbrojtjen civile dhe mbetet një boshllëkmes asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim në terren”, tha Blinken, në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Uashington DC të enjten.

 

Blinken ka bërë katër udhëtime në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

 

Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Izraelin për zbatimin e “pauzave ditore” në luftime dhe për t’u bërë të ditur banorëve të Gazës se ku mund të shkojnë për t’u larguar nga rreziku.

 

“Izraeli ka detyrimin të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së civilëve dhe maksimizimit të ndihmës humanitare,” tha ai./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.