Blinken nis turin në Lindjen e Mesme, mbërrin sot në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Arabinë Saudite, ndalesa e tij e parë në një turne të ri në Lindjen

Shkurt 5, 2024 - 16:03
 0
Blinken nis turin në Lindjen e Mesme, mbërrin sot në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Arabinë Saudite, ndalesa e tij e parë në një turne të ri në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni përpiqet të çojë përpara negociatat për një marrëveshje normalizimi midis mbretërisë sunite dhe Izraelit, si dhe të ndihmojë në përparimin në negociatat për qeverisjen e Rripit të Gazës të pasluftës.

Ky është turneu i pestë i kreut të diplomacisë amerikane në rajon që nga sulmi i përgjakshëm nga Hamasi më 7 tetor. Udhëtimi i Blinken vjen në një kohë të tensionuar mes sulmeve të SHBA kundër milicive të mbështetura nga Irani në Siri, Irak dhe Jemeni në përgjigje të një sulmi me dron javën e kaluar në Jordani që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra.

Blinken do të vizitojë gjithashtu Egjiptin, Katarin dhe Izraelin më vonë këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në avancimin e negociatave për një armëpushim në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë.

Në Riad, Blinken pritet të takohet me liderin de fakto të mbretërisë, princin e kurorës Mohammed bin Salman, si dhe me homologun e tij saudit, ministrin e Jashtëm Faisal bin Farhan Al Saud. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.