Blinken takon liderët arab, diskuton mbi rrugët e kthimit të paqes në Gaza

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shfrytëzoi vizitën e tij në Dubai në samitin e klimës për të zhvilluar diskutime mbi luftën në

Dhjetor 2, 2023 - 16:07
 0
Blinken takon liderët arab, diskuton mbi rrugët e kthimit të paqes në Gaza

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shfrytëzoi vizitën e tij në Dubai në samitin e klimës për të zhvilluar diskutime mbi luftën në Rripin e Gazës.

 

Sekretari Blinken u takua me homologët e tij nga Katari, Emiratet E Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jordania së bashku me përfaqësues të autoritetit palestinez, me të cilët foli për të ardhmen e Gazës si dhe zgjatjen e armëpushimit.

 

Sekretari Blinken është në udhëtimin e tij të tretë në Lindjen e Mesme që kur izraeli i shpalli luftë Hamasit rreth dy muaj më parë.

 

Megjithëse përpjekjet vazhdojnë, nuk ka ende ndonjë shenjë që palët t’i rikthehen marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të lironte më shumë pengje dhe do të çonte më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.