Blinken vizitë në Izrael në përpjekje për të parandaluar përhapjen e luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Izrael këtë të enjte. Ai do të zhvillojë një vizitë të shkurtër. Blinken, siç shkruan BBC, do të takohet me zyrtarët më të lartë izraelitë. Po ashtu, ai pritet të takohet edhe me Presidentin palestinez, Mahmoud Abass. Ky i fundit qëndron në Bregun Perëndimor, ndërsa është […]

Tetor 12, 2023 - 10:40
 0
Blinken vizitë në Izrael në përpjekje për të parandaluar përhapjen e luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Izrael këtë të enjte. Ai do të zhvillojë një vizitë të shkurtër. Blinken, siç shkruan BBC, do të takohet me zyrtarët më të lartë izraelitë.

Po ashtu, ai pritet të takohet edhe me Presidentin palestinez, Mahmoud Abass. Ky i fundit qëndron në Bregun Perëndimor, ndërsa është një rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja i ka shprehur mbështetjen Izraelit në luftën e saj kundër terrorizmit pas sulmeve të Hamasit në fundjavën e kaluar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.