Blinken “zhvishet” nga kostumi i diplomatit! Si kurrë më parë shfaqet me kitare dhe duke kënduar, për një arsye të veçantë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe është shfaqur në publik krejtësisht ndryshe. Me një kitarë në dorë dhe duke kënduar përpara një audience, ai ka treguar një anë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. Blinken ofroi një interpretim të “Hoochie Coochie Man” nga legjenda e blues […]

Shtator 28, 2023 - 21:15
 0
Blinken “zhvishet” nga kostumi i diplomatit! Si kurrë më parë shfaqet me kitare dhe duke kënduar, për një arsye të veçantë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe është shfaqur në publik krejtësisht ndryshe.

Me një kitarë në dorë dhe duke kënduar përpara një audience, ai ka treguar një anë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

Blinken ofroi një interpretim të “Hoochie Coochie Man” nga legjenda e blues Muddy Waters dhe ashtu siç edhe premtoi “të gjithë ishin pa fjalë”.

Kjo performancë e tij, sigurisht kishte një arsye të fortë. Kështu, Blinken njoftoi iniciativën e re, atë të Diplomacisë Muzikore.

Blinken, i cili ka shërbyer si Sekretar i Shtetit që kur Presidenti Biden mori detyrën në 2021, është një “kitarist shumë amator” me tre këngë të regjistruara në Spotify me emrin Ablinken: “Lip Service”, “Patience” dhe “Without Ya”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.