Bllokohet nga orteku i dëborës, ndërron jetë turistja 54-vjeçare në Brezovicë

Një incident tragjik ka ndodhur tek Qendra e Skijimit në Brezovicë, në Kosovë. Polica ka bërë të ditur se një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”. “Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion […]

Shkurt 13, 2024 - 19:40
 0
Bllokohet nga orteku i dëborës, ndërron jetë turistja 54-vjeçare në Brezovicë

Një incident tragjik ka ndodhur tek Qendra e Skijimit në Brezovicë, në Kosovë.

Polica ka bërë të ditur se një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka intervenuar për rastin në fjalë.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.