Bologna kandidate “serioze” për Champions League

Fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe Bologna konfirmon më shumë se kurrë kandidaturën për një vend në katërshen e parë të Serie

Shkurt 14, 2024 - 21:27
 0
Bologna kandidate “serioze” për Champions League

Fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe Bologna konfirmon më shumë se kurrë kandidaturën për një vend në katërshen e parë të Serie A dhe për të prekur një kualifikim historik në Champions League.

Në fushën e tyre, të besuarit e trajnerit Thiago Motta fituan me rezultatin 2-0 teksa mposhtën një rival të drejtëpërdrejtë si Fiorentina. Goli i parë u shënuan nga Riccardo Orsolini në minutën e 12 të pjesës së parë. Sulmuesi, avancoi bukur nga e djathta dhe me një lëvizje teknike brenda zonës kundërshtari krijoi hapësirën për të gjetur fundin e rrjetës.

Në minutën e 36-, Orsolini realizoi sërish, këtë herë nga goditja e dënimit. Por, disa sekonda më pas goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të akorduar nga sistemi VAR.

Gjithsesi, vendasit e menaxhuan më së miri fraksionin e dytë të lojës dhe gjetën edhe golin e dytë në të 95-tën me Odgaard duke marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm.

Pas kësaj ndeshje, Bologna mban vendin e pestë me 42 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të katërt. Në anën tjetër, Fiorentina renditet në vendin e tetë me 37 pikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.