Bombardimet e reja mbi Gaza vrasin dhjetëra njerëz/ Izraeli: Goditëm më shumë se 100 objektiva të Hamasit
Gjatë natës mes te enjtes dhe te premtes, forcat izraelite goditën më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza. Midis shenjestrave ishte
Gjatë natës mes te enjtes dhe te premtes, forcat izraelite goditën më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza.
Midis shenjestrave ishte edhe një anëtar i komandës detare të Hamasit, Amjad Majed Muhammad Abu ‘Odeh, i mbajtur nga Izraeli si bashkëpërgjegjës për sulmin e 7 tetorit dhe masakrën e civilëve izraelitë.
Ushtria tha se goditi gjithashtu një tunel, depo armësh dhe disa qendra komandimi. Një ekip i raketave të Hamasit që tentoi të godiste një aeroplan u neutralizua gjithashtu.
Nderkohe referuar agjencise palestineze te lajmeve “Wafa”, midis natës dhe agimit të së premtes në mëngjes, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen bombardime të reja ajrore në Rripin e Gazës, veçanërisht duke goditur qytetin jugor të Khan Yunis, ku të paktën 21 njerëz vdiqën dhe të paktën 79 mbetën të plagosur./Tgcom
What's Your Reaction?