Bombë nga Marca, Real Madrid ka vendosur për pasuesin e Ancelottit në pankinë
Marca ka bërë bujë ditën e sotme, me një lajm të publikuar këtë pasdite. Media e njohur ka filluar të hamendësojë për pasardhësin e Ancelottit në stolin e Real Madridit. Sipas asaj që shkruhet, Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen, është në pole position. Alonso, ndër të tjera, duket se do të jetë kandidati […]
Marca ka bërë bujë ditën e sotme, me një lajm të publikuar këtë pasdite. Media e njohur ka filluar të hamendësojë për pasardhësin e Ancelottit në stolin e Real Madridit. Sipas asaj që shkruhet, Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen, është në pole position.
Alonso, ndër të tjera, duket se do të jetë kandidati numër një për t’u ulur në stolin e madrilenëve, duke qenë se Carlo Ancelotti prej disa kohësh ka një marrëveshje me kombëtaren e Brazilit. Kështu drejtuesit spanjollë janë të bindur se kjo mundësi vjen rrallë, duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera të marra nga skuadra gjermane nën drejtimin e Alonso.
Këtë sezon, për shembull, Bayer Leverkusen kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Bayern Munich (13 pikë). Duke lënë mënjanë pozicionin e renditjes, ajo që bie në sy është cilësia e lojës dhe fakti që skuadra që ai drejton prodhon shumë raste në një takim.
Sa i takon alternativave të tjera, në Madrid janë të përgatitur. Në fakt, Raul Gonzalez Blanco, trajneri i Real Madrid Castilla, duket se është ende në kohë për të bërë kapërcimin e madh në karrierë dhe për të marrë në dorë ekipin e parë të kryeqytetit, siç ndodhi me Zidane disa vite më parë.
What's Your Reaction?