Bora Muzhaqi feston 1 Qershorin në Librazhd

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zgjodhi që festën e 1 Qershorit këtë vit ta festojë me fëmijët e Librazhdit. Në aktivitetin e organizuar në Parkun e Qershive për më shumë se 4 orë fëmijët luajtën dhe u argëtuan duke mësuar së bashku, mbi kujdesin ndaj bimëve, edukimit financiar, sigurisë rrugore, artit […]

Qeshor 1, 2024 - 15:15
 0
Bora Muzhaqi feston 1 Qershorin në Librazhd

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zgjodhi që festën e 1 Qershorit këtë vit ta festojë me fëmijët e Librazhdit. Në aktivitetin e organizuar në Parkun e Qershive për më shumë se 4 orë fëmijët luajtën dhe u argëtuan duke mësuar së bashku, mbi kujdesin ndaj bimëve, edukimit financiar, sigurisë rrugore, artit dhe sportit.

Përveç Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit Mariglen Disha, Zv. Ministres së Shëndetësisë Denada Seferi, Drejtoreshës së ASHMF Alma Tandili, Drejtoreshës së World Vision Albania Eljona Elmazi, Edina Kozma nga UNICEF, Anila Meço nga Save the Children, Enkelejda Kallçiu nga Terre des Hommes, kësaj feste iu bashkua edhe zonja e parë, Amanda Begaj e cila vizitoi këndet e organizuara dhe u njoh nga afër me fëmijët me të cilët diskutoi edhe mbi pasionet e dëshirat e tyre.

Muzhaqi u shpreh se institucioni që ajo drejton synon që të nxisë edukimin tek fëmijët dhe të rinjtë përmes argëtimit.

“Ky 1 Qershor na gjeti me fëmijët e mrekullueshëm të Librazhdit ku kishim organizuar një sërë aktivitetesh për të festuar këtë ditë. Kishim një kënd shumë të bukur të bujqësisë ku fëmijët mësuan si të mbjellin dhe të kujdesen për ambientin, kishim një kënd shumë të bukur të edukimit financiar ku ne mësuam sesi duhet të kursejmë para, por edhe ti investojmë ato, por dhe shumë organizime sportive të cilat nuk mungojnë asnjëherë në aktivitetet tona, si volejboll, basketball, ping-pong e karate”.

Sipas Muzhaqit, të gjitha këto projekte synojnë që fëmijët të angazhohen në aktivitete me vlerë për edukimin e tyre pa e ndjerë këtë si detyrë apo kërkesë nga të rriturit. Një tjetër projekt shumë I rëndësishëm është “Tradita në Valle”, i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, përmes të cilit 100 të rinj nga gjithë Shqipëria mësojnë vallet tona të bukura duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe përcjelljen e tyre në breza. Në këtë 1 Qershor këta të rinj ndaluan në Librazhd dhe përshëndetën fëmijët dhe të rriturit me vallet popullore nga të gjitha trevat të sjella aq bukur dhe me mjeshtëri prej tyre.

Ministrja Muzhaqi shoqërohej në Librazhd edhe nga dy Junior Minister të këtij viti, një për rininë dhe një për fëmijët të përzgjedhur mes qindra aplikimeve në thirrjen për ‘Junior Minister”, një projekt që MSHRF e ka inicuar prej 3 vitesh. Alisa dhe Megi shoqëruan Ministren Muzhaqi në të gjitha aktivitetet ditore dhe u njohën nga afër me një ditë pune të një ministri.

Të rinjtë e Librazhdit në fakt nuk përfitojnë vetëm nga festat dhe takimet në ditë si kjo. Brenda këtij viti, në Librazhd do të ngrihet Qendra Multifunksionale, një projekt ambicioz i iniciuar nga të rinjtë e këtij qyteti dhe Këshilli Vendor Rinor përmes bashkisë dhe i mbështetur financiarisht Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

SEO
Focus keyphrase:
Bora Muzhaqi – feston 1 Qershorin në Librazhd

SEO title:
Bora Muzhaqi – 1 Qershori

Meta description:
Bora Muzhaqi: Organizon 1 Qershorin në Parkun e Qershive në Librazhd me aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.

IMAGE SEO
Bora Muzhaqi – 1 Qershori

Image Seo description:
Bora Muzhaqi: 1 Qershori në Librazhd, argëtim dhe edukim për fëmijët

Titull:
Bora Muzhaqi – 1 Qershori

Description:
Argëtim dhe edukim për fëmijët në 1 Qershor

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.