Bora Zemani dhe Eno Popi tregojnë surprizat e “Dancing With the Stars”: Në prapaskena çfarë s’ndodh!

Spektakli “Dancing With the Stars” fillon sot në Top Channel! Moderatorja Bora Zemani dhe Eno Popi të ftuar në “Wake Up”, kanë folur për emocionet dhe surprizat e natës së sotme, por dhe jo vetëm. Ata zbuluan se “Dancing With the Stars”, nuk do jetë vetëm të premteve, por çdo ditë. Duke pasur parasysh eksperiencën […]

Tetor 6, 2023 - 11:20
 0
Bora Zemani dhe Eno Popi tregojnë surprizat e “Dancing With the Stars”: Në prapaskena çfarë s’ndodh!

Spektakli “Dancing With the Stars” fillon sot në Top Channel! Moderatorja Bora Zemani dhe Eno Popi të ftuar në “Wake Up”, kanë folur për emocionet dhe surprizat e natës së sotme, por dhe jo vetëm. Ata zbuluan se “Dancing With the Stars”, nuk do jetë vetëm të premteve, por çdo ditë. Duke pasur parasysh eksperiencën e edicionit të kaluar, të dy moderatorët shprehen se ndodhin shumë gjëra në prapaskenë që duhet të shihen nga publiku dhe kjo është një nga arsyet pse ky spektakël do jetë për publikun çdo ditë në Top Channel.

Bora Zemani: I gjithë sezoni do jetë ndryshe, jo vetëm nata e parë, sepse dhe nata e parë ka surprizat e veta. E para nuk ka spektakël vetëm çdo të premte, “Dancing With the Stars”, do jetë çdo ditë me publikun.

Eno Popi: Ne do prodhojmë seri ditore. Seritë ditore nuk janë asgjë më shumë përveç provave të palestrës të cilat kanë interesin e vetë. Jo vetëm si laborator pune, por marrëdhënia njerëzore që një personazh i njohur ndërton me balerinin profesionist. Personazhet ndërtojnë me njëri-tjetrin gara dhe në fund të ditës është garë. Sa vjen dhe javët kalojnë, temperatura fillon rrite, ambiciet dhe egot bëhen më të mëdha dhe këtu fillojnë, jo vetëm nga përplasjet, por edhe shfaqja e dëshirave se kush të ecë përpara në këtë garë dhe të gjitha këto të folura do vijnë në përmbledhjen tonë ditore.

Bora Zemani: Ne kishim eksperiencën e vitit që shkoi, duke qenë shumë afër konkurrentëve dhe çdo gjëje që ndodhte atje, kishte shumë gjëra që duhet t’i shihte publiku, por ne nuk kishim mundësinë që t’ja tregonim publikut. Kishte shumë elementë që krijonin edhe paqartësi gjatë spektaklit, thoshin pse është kjo marrëdhënie, çfarë ka ndodhur me këta të dy, ndërsa në spektakël sillen të gjithë shumë mirë, ndërkohë që në prapaskena dhe në sallën e provave çfarë nuk ndodh. Kështu që më mirë të jemi transparent me publikun çfarë ndodh nga fillimi në fund që të marrë kuptim çdo gjë pastaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.