Borrell apel Izraelit: Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohen nga të gjitha palët

“Urdhërat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtat e Njeriut duhet të respektohen nga të gjitha palët”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit

Maj 27, 2024 - 16:05
 0
Borrell apel Izraelit: Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohen nga të gjitha palët

“Urdhërat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtat e Njeriut duhet të respektohen nga të gjitha palët”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, teksa ka komentuar sulmet izraelite në Rafah.

Ai ka ripërsëritur thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, vend për të cilin thotë se nuk ka asnjë siguri.

Jam i tmerruar nga lajmet që vijnë nga Rafa për sulmet izraelite që vranë dhjetëra njerëz të zhvendosur, përfshirë fëmijë të vegjël. Unë e dënoj atë në termat më të ashpër. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Mandatet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohen nga të gjitha palët”, ka deklaruar Borrell.

Borrell mori pjesë këtë të hënë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel, ku sëbashku me homologët e tyre të vendeve arabe, ku theksin e vendosën në veprimet që duhet të marrin ndaj Izraelit, në kushtet kur sulmet në Rafah vazhdojnë, duke mos respektuar vendimin e pak ditëve më parë të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.