Borrell mbështet Ukrainën: Kanë të drejtë të përdorin armët perëndimore për të sulmuar Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, u kërkoi vendeve të martën të balancojnë

Maj 28, 2024 - 13:45
 0
Borrell mbështet Ukrainën: Kanë të drejtë të përdorin armët perëndimore për të sulmuar Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, u kërkoi vendeve të martën të balancojnë frikën e përshkallëzimit me nevojën e Ukrainës për t’u mbrojtur, duke thënë se Kievi ka të drejtë të përdorë armë perëndimore për sulme brenda Rusisë.

“Sipas ligjit të luftës, është krejtësisht e mundur dhe nuk ka asnjë kontradiktë. Unë mund të hakmerrem ose të luftoj kundër atij që lufton kundër meje nga territori i tij”, tha Borrell në fillim të takimit me ministrat e mbrojtjes së Bashkimi Europian.

“Duhet të balanconi rrezikun e përshkallëzimit dhe nevojën që ukrainasit të mbrohen”, tha kreu i diplomacisë evropiane.

Ukraina ka ushtruar presion ndaj mbështetësve të saj perëndimorë për ta lejuar atë të synojë objektivat në Rusi duke përdorur armë me rreze më të gjatë që Kievi merr nga Perëndimi.

Mbështetësit kryesorë të Ukrainës, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë, kanë hezituar të lejojnë Kievin të nisë sulme ndërkufitare nga frika se mund t’i afrojë ata më afër konfliktit të drejtpërdrejtë me Moskën.

Pretendimi i Borrell u mbështet nga disa ministra të tjerë të mbrojtjes në një takim në Bruksel. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.