Borrell niset për në New York, të martën i mbledh në një takim liderët nga Ballkani Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York. Atje ku do të presë dhe do të marrë pjesë në ngjarje shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë plot takime dypalëshe. Ai, siç njofton BE-ja, ai gjithashtu do t’i mbledhë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të […]

Shtator 17, 2023 - 18:14
 0
Borrell niset për në New York, të martën i mbledh në një takim liderët nga Ballkani Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York.

Atje ku do të presë dhe do të marrë pjesë në ngjarje shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë plot takime dypalëshe.

Ai, siç njofton BE-ja, ai gjithashtu do t’i mbledhë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atje, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila gjithashtu është nisur sot drejt New York-ut.

.Të martën, Borrell, bashkë me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në sesionin hapës të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po atë ditë, planifikohet takimi i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.