Borrell: Një luftë e Europës me Rusinë nuk është më fantazi

Europa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme, pasi një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës nuk është më

Prill 9, 2024 - 20:05
 0
Borrell: Një luftë e Europës me Rusinë nuk është më fantazi

Europa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme, pasi një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës nuk është më një fantazi.”

Kjo është deklarata paralajmëruese që ka bërë sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Sipas tij, “Rusia kërcënon Europën, si përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të unionit”.

Kjo është hera e parë qe Borell flet në mënyrë kaq të qartë për kërcënimin rus. Deklaratat e tij pasojnë ato të ushtarakëve të lartë të NATO-s mbi rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.