Borrell: Sulmi rus në Odesa është barbar

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesës në Detin e Zi. Borrell ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar lufta, duke përfshirë lagjen e vjetër të Odesës dhe Katedralen historike Ortodokse të Shndërrimit, e cila u dëmtua rëndë në korrik, shkruan Al Jazeera. Infrastruktura portuale [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 22:35
 0
Borrell: Sulmi rus në Odesa është barbar

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesës në Detin e Zi.

Borrell ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar lufta, duke përfshirë lagjen e vjetër të Odesës dhe Katedralen historike Ortodokse të Shndërrimit, e cila u dëmtua rëndë në korrik, shkruan Al Jazeera.

Infrastruktura portuale që është kyçe për eksportet e grurit të Ukrainës është goditur gjithashtu kohët e fundit nga sulmet ajrore ruse. Ndërsa vizitoi vendin e katedrales, Borrell e quajti sulmin ndaj qytetit “barbar”.

“Ky është një shembull i mirë se si Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën,” tha Borrell, duke treguar rrënojat pas tij në një video të publikuar nga
agjencia e tij./abcnews.al

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.