Borrell: Zgjerimi i BE duhet të përshpejtohet sa më shumë

Kreu i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, duke folur për mediat para nisjes së samitit BE – Ballkani Perëndimor, që

Dhjetor 13, 2023 - 16:53
 0
Borrell: Zgjerimi i BE duhet të përshpejtohet sa më shumë

Kreu i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, duke folur për mediat para nisjes së samitit BE – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Bruksel, theksoi se zgjerimi i familjes së madhe europiane duhet të përshpejtohet.

Borrell theksoi gjithashtu se duhet përforcuar mbrojtja e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në luftën kundër krimeve kibernetike.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Borrell tha se në ditët e fundit ka pasur lajme të mira nga të dyja palët.

Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.