Borxhet e basteve/ Rrëfimi shokues i mesfushorit të Juventusit: Donin të më thyenin këmbët

Rrëfim shokues ai i Nikola Fagiolit, mesfushorit të Juventusit, një prej lojtarëve të përfshirë në skandalin e fundit të basteve në futbollin italian.

Tetor 18, 2023 - 11:25
 0
Borxhet e basteve/ Rrëfimi shokues i mesfushorit të Juventusit: Donin të më thyenin këmbët

Rrëfim shokues ai i Nikola Fagiolit, mesfushorit të Juventusit, një prej lojtarëve të përfshirë në skandalin e fundit të basteve në futbollin italian.

 

22 vjecari pranoi fajësinë si një shenje bashkëpunimi me drejtësinë italiane dhe nga kjo përfitoi ulje të dënimit, pasi tani do të qëndrojë jashtë fushave për vetëm 7 muaj, përvec 125 mijë eurove gjobë.

 

Në procesverbalin e deklaratave të Nicolò Fagiolit para prokurorëve për çështjen e basteve, ai ka deklaruar se u zhyt aq keq në borxhe nga bastet që vendoste, saqë ata që I kishin dhën ëpara e kishin kërcënuar se do ti thyenin këmbët.

 

“Më kërcënuan se do më thyenin këmbët , por nuk kam vënë kurrë bast për Juventusin apo Cremonese , skuadrat ku kam luajtur. Situata ishte aq e padurueshme sa që në Sassuolo , sapo dola nga fusha  fillova të qaja para kamerave , duke menduar për problemet e mia të lidhura me borxhet e basteve “, shkruajnë mediat italiane ne lidhje me deklaratat e Fagiolit para drejtësisë.

 

Sikurse del nga deponimet e tij, mesfushori ka nisur të luajë fillimisht baste në tenis dhe kërkonte shpesh borxhe tek miqtë, shokët e ekipit ku luante e deri tek persona të panjohur.

 

Kur gjithcka nisi të shkojë keq, ai filloi të luante baste edhe në futboll, por nuk luante asnjëhere ekipet që përfaqësonte Cremonese dhe Juventus. Madje kur u kthye tek bardhezinjte në vitin 2022  ai kishte grumbulluar një borxh prej 250 mijë eurosh .  Djaloshi i ri nis të zhytet në këtë moment edhe më keq, me shpresen se do të rikuperonte parate e duhura që të paguante borxhet që kishte.

 

Mes  platformave legale dhe ilegale, agjencive të ndryshme dhe bankave të paligjshme, ai arrin rreth 3 milionë borxhe .

 

Ishte një problem shumë serioz, duke qenë se tek Juventus ai fitonte vetëm një milionë euro në vit.

 

Në këtë momente ai fillon të marrë hua nga shokët e tij të skuadrës, si Gatti dhe Dragusin , pa zbuluar arsyen, por duke thënë se duhet të blejë disa orë, por llogaria e tij ishte bllokuar nga nëna e tij. Një situatë që në fund do të shperthente ndonëse rastësisht kur ai u kap duke takuar një person të dyshimte që ishte vendosur nën përgjim nga prokuroria italiane pikërisht për baste të paligjshme në maj të këtij viti.

 

Varësia nga bixhozi e Fagiolit e ka origjinën nga një kamp stërvitor në Tirrenia me ekipin U-21. Fagioli sheh mikun dhe shokun e tij të skuadrës Tonali duke vënë baste në një faqe të paligjshme bastesh. Ish-lojtari i AC Milan e ndihmon atë të regjistrohet përmes një llogarie. Nga aty fillon gjithçka: “Unë kam vënë baste për fituesin e një ndeshjeje, ose për rezultatin nën/mbi, kurrë për emrin e golashënuesit apo për rezultatin e saktë. E bëra nga mërzitja, do të deklaronte para hetuesve mesfushori 22-vjecar i Juventusit, I cili së bashku me Tonalin dhe Zaniolon janë në qëndër të hetimeve./Sportmediaset

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.