Boshatisën qendrën tregtare, kapet grupi i hajdutëve, 3 prej tyre të mitur

Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar “Shopping”, të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së artikujve të ndryshëm në një qendër tregtare. Një nga personat e ndaluar është arrestuar, teksa 3 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë, pasi ishin të mitur. Nga veprimet hetimore të […]

Janar 8, 2024 - 10:01
 0
Boshatisën qendrën tregtare, kapet grupi i hajdutëve, 3 prej tyre të mitur

Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar “Shopping”, të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së artikujve të ndryshëm në një qendër tregtare.

Një nga personat e ndaluar është arrestuar, teksa 3 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë, pasi ishin të mitur.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.  Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.