Bosi rus i krimit do të ekstradohet, Gjykata e Shkodrës pranon kërkesën e Rusisë

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus, Igor kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Mësohet se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë […]

Nëntor 14, 2023 - 14:37
 0
Bosi rus i krimit do të ekstradohet, Gjykata e Shkodrës pranon kërkesën e Rusisë

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus, Igor kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Mësohet se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare.

Avokati mbrojtës u shpreh se vepra penale për të cilën është i dyshuar Kokunov si pjesë e hierarkisë së lartë kriminale në Rusi nuk është e parashikuar në kodin penal të Shqipërisë dhe në asnjë dispozitë tjetër ligjore. Shehu thotë se klienti i tij nuk mund të ekstradohet në një shtet si Rusia që shkel të drejtat e njeriut.

Rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta, por gjykata vendosi për ekstradim. Igor Kokunov ndodhej në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe dhe pak kohë më parë kishte informacion se grupet kriminale të Beogradit në Serbi dhe Kotorrit në Malin e Zi do tentonin lirimin e tij përmes arratisjes ndaj edhe për të janë marrë masa të rrepta sigurie.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.