Bosnja rrit nivelin e rrezikut nga terrorizmi për shkak të luftës Izrael-Hamas

Masat e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë janë rritur në nivelin më të lartë për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e krizës nga Lindja e Mesme, përkatësisht për shkak të konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Kështu deklaroi ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq, për agjencinë e lajmeve, [...]Read More...

Tetor 19, 2023 - 14:40
 0
Bosnja rrit nivelin e rrezikut nga terrorizmi për shkak të luftës Izrael-Hamas

Masat e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë janë rritur në nivelin më të lartë për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e krizës nga Lindja e Mesme, përkatësisht për shkak të konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Kështu deklaroi ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq, për agjencinë e lajmeve, SRNA.

“Ne po ndjekim ngjarjet, si në rajon ashtu edhe në botë, dhe ne presim që asnjë ngjarje të mos na befasojë”, tha Neshiq.

Pothuajse se gjysma e popullsisë së Bosnjës prej 3.3 milionë është myslimane.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha më 18 tetor se Austria do të rrisë nivelin e paralajmërimit lidhur me kërcënimin nga terrorizmi.

Gjatë një konference për media në Vjenë, ai tha se shteti do të vendosë nivelin e sigurisë në nivelin e dytë më të lartë. Ky vendim është marrë pas vlerësimit se mund të ketë kërcënim dhe rrezik në rritje për sulme në Austri dhe kërcënimi është rritur për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Edhe shtete të tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Slloveninë kanë rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.