Braktisja e vendit nga shqiptarët, analiza e RCC: Prirja më e lartë në rajon për emigrim
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal analizoi rezultatet e anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, rekomandon ky këshill, pasi rezultatet e anketimeve nga maji në qershor i këtij viti treguan se 18% […]
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal analizoi rezultatet e anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, rekomandon ky këshill, pasi rezultatet e anketimeve nga maji në qershor i këtij viti treguan se 18% e shqiptarëve kanë gati valixhet për të ikur jashtë.
Shifra konsiderohet më e larta në Ballkan, e personave që duan të emigrojnë. Raporti tregon se Shqipëria ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar.
Nga pjesa e shqiptarëve që kanë shprehur dakord për të ikur, pothuajse 44 % duan të emigrojnë në mënyrë të përhershme, niveli më i lartë në rajon. Ata që synojnë të largohen vijnë më shumë nga grupmoshat aktiv për punë 18-44 vjeç, ndërsa ata që nuk duan të largohen janë mbi 45 vjeç.
Analiza e RCC tregon se një prirje e tillë padyshim do të thellojë krizën demografike, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të migrimit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë.
What's Your Reaction?