Brazili përfshihet nga një i nxehtë i pazakontë, alarm i kuq në 3000 qytete

Alarmi i kuq është aktivizuar në rreth 3,000 qytete në të gjithë Brazilin, si pasojë e një vale ekstreme të nxehti që ka përfshirë vendin. Rekordet janë thyer në shumë zona duke përfshirë Rio de Janeiron, ku temperaturat arritën deri në 52.5C. Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga kjo valë të nxehti, […]

Nëntor 15, 2023 - 10:07
 0
Brazili përfshihet nga një i nxehtë i pazakontë, alarm i kuq në 3000 qytete

Alarmi i kuq është aktivizuar në rreth 3,000 qytete në të gjithë Brazilin, si pasojë e një vale ekstreme të nxehti që ka përfshirë vendin.

Rekordet janë thyer në shumë zona duke përfshirë Rio de Janeiron, ku temperaturat arritën deri në 52.5C.

Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga kjo valë të nxehti, i cili pritet të zgjasë të paktën deri të premten.

Zyrtarët ia atribuojnë atë fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike.

Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.