Breçani dhe tre të tjerët mbeten në qeli, dëshmia: Jam në burg prej djalit. I kam shërbyer këtij shteti duke vënë jetën në rrezik!

4 të arrestuarit në operacionin e SPAK, pak ditë më parë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë. Në mesin e tyre është edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës. Ky i fundit, në sallën e gjyqit mësohet të jetë shprehur se është në burg prej djalit të tij […]

Nëntor 23, 2023 - 13:18
 0
Breçani dhe tre të tjerët mbeten në qeli, dëshmia: Jam në burg prej djalit. I kam shërbyer këtij shteti duke vënë jetën në rrezik!

4 të arrestuarit në operacionin e SPAK, pak ditë më parë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë. Në mesin e tyre është edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës. Ky i fundit, në sallën e gjyqit mësohet të jetë shprehur se është në burg prej djalit të tij dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

 

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjera të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, raporton gazetarja të jetë shprehur mes të tjera Breçani në sallë të gjyqit, ndërsa ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar.

SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash, ndërsa djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.

Në përfundim të seancës gjykata la në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjere; shefin e Krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, Bujar Ajetin e Besmir Muratin.

Kujtojmë se SPAK lëshoi të hënën 11 urdhërarreste, ndaj grupit që akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës, pastrim parash e sigurim kushtesh për vrasje. Aktualisht në kërkim janë Ervin Mata, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.