Breçani e të tjerët në pranga, eksperti: Akuzat janë të rënda, në përgjimet kanë dalë edhe 56 punonjës policie
SPAK ka zbardhur akuzat për 11 personat, të cilët dyshohet se vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” përfshirë dhe Ervin Mata, ndërsa për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, […]
SPAK ka zbardhur akuzat për 11 personat, të cilët dyshohet se vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” përfshirë dhe Ervin Mata, ndërsa për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, është masa e sigurimit personal.
Ky zhvillimi ka ardhur pas zbërthimit të “Sky” me ndihmën e agjencive të huaja.
Fatjon Softa, ish-drejtues policie në një lidhje “Skype” me ABC News, tha se akuzat për këta persona janë shumë të rënda, pasi flitet për grup të strukturuar kriminal, por megjithatë ai shtoi se janë thjesht akuza dhe ato duhet të bazohen në prova para gjykatës.
Ai theksoi se ky hetim ka nisur në vitin 2013 në bashkëpunim me agjencitë e huaja, të cilat merren me zbatimin e ligjit dhe goditjen e rasteve të rënda.
“Ky grup ka 11 fletë arreste, nga të cilët katër janë ekzekutuar. Hetimet kanë nisur në prill të vitit 2013 dhe që nga kjo kohë janë bërë disa bashkëpunime me agjenci ndërkombëtare, si Europol dhe agjenci të tjera dhe akuzat e ngritura ndaj këtij grupi janë shumë të rënda, sepse flitet dhe për grup të strukturuar kriminal”, tha ai.
Ai shtoi se nga përgjimet e administruara kanë dalë 56 policë, të cilët mund të arrestohen.
Sipas SPAK, gjatë ekzekutimit të vendimeve, është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri./m.j
What's Your Reaction?