Bregu: Me ardhjen e Dumanit në krye të SPAK ministrat kanë frikë të firmosin për tendera, as bosët e drogës nuk blejnë më apartamente
Gazetari investigativ, Sokol Bregu i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se me ardhjene Altin Dumanit
Gazetari investigativ, Sokol Bregu i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se me ardhjene Altin Dumanit në krye të SPAK ka ardhur një qendrim i ri.
Siaps tij pas ardhjes së Dumanit ministrat e qeverisë nuk firmosin më për tendera pasi kanë frikë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse nuk godiste kaq fort SPAK kur në krye të tij ishte Arben kraja, Bregu theksoi se kraja ishte një prodhim 30-vjeçar.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Ardhja e zotit Dumani në krye të SPAK solli një qendrim të ri, ministrate qeverisë kanë frikë. Prandaj ka hyrë një standard i ri në tendera, pasi të gjithë kanë frikë të firmosin. Ashtu edhe bosët e drogës kanë frikë të blenë apartamente pasi e dinë që do jenë subjekt i SPAK.
Borakaj: Pse nuk u sollën kështu edhe kur në drejtim ishte zoti Kraja?
Bregu: Zoti Kraja është një prodhim 30-vjeçar.
What's Your Reaction?