Breshër i pazakontë në Korçë, shkatërron kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Reshje të pazakonta shiu dhe breshëri kanë përfshirë këtë fillim maji Korçën. Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse. Stuhia e […]

Maj 8, 2024 - 19:55
 0
Breshër i pazakontë në Korçë, shkatërron kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Reshje të pazakonta shiu dhe breshëri kanë përfshirë këtë fillim maji Korçën.

Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore. Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Stuhia e breshërit përfshiu dy ditë më parë edhe Elbasanin.

Rrebeshet e kësaj periudhe janë të dëmshme sidomos në bujqësi dhe pemtari. Mbjelljet e pranverës, por edhe pemët pësojnë dëme të mëdha nga breshëri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.