Breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj, shkak konflikti për pronën

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër është qëlluar me breshëri plumbash ditën e djeshme, 28 mars. Ngjarja ka ndodhur

Mars 29, 2024 - 09:50
 0
Breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj, shkak konflikti për pronën

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër është qëlluar me breshëri plumbash ditën e djeshme, 28 mars.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.

Sipas dëshmive të avokatit, autori, i identifikuar si Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por ai i ka shpëtuar mrekullisht plumbave. Përmes një maiovre  të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej plumbave.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit.

Sakaq, Fatos Lamaj është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.