Breshëri plumbash në gjatë festimeve të Bajramit në SHBA, 3 të plagosur

Tre persona u plagosën të mërkurën gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në mes festimeve të Fiter Bajramit në Filadelfia , një qytet

Prill 11, 2024 - 10:20
 0
Breshëri plumbash në gjatë festimeve të Bajramit në SHBA, 3 të plagosur

Tre persona u plagosën të mërkurën gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në mes festimeve të Fiter Bajramit në Filadelfia , një qytet i madh në Bregun Lindor të SHBA-ve, tha policia.

Siç raporotojnë mediat e huaja në përleshje ishin përfshirë dy grupe. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, sakaq po hetohet pista nëse të shtënat kanë lidhe me festimet për Bajramin.

Rreth orës 14:30 (me orën lokale), ndërsa rreth një mijë njerëz ishin mbledhur në një park për të festuar Bajramin, u regjistrua rreth tridhjetë të shtëna, tha policia lokale.

“Ajo që ne dimë është se duket se ka pasur dy grupe në park që kanë shkëmbyer zjarr,” thanë autoritet.

Mes tre të plagosurve është edhe një 15-vjeçar. Policia ka thënë se ka lëshuar urdhër arreste për pesë persona si autor të dyshuar për krimin./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.