Briken Calja i pari në Baterinë B, peshëngritësi shkëlqen në Botëror, pranë kualifikimit në olimpiadën e Parisit
Briken Calja bëri një paraqitje shumë të mirë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Puket të Tajlandës. Ai garoi në
Briken Calja bëri një paraqitje shumë të mirë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Puket të Tajlandës. Ai garoi në peshën deri ë 73 kg duke fituar baterinë B me 333 të ngritura në dygarësh. S
portisti i klubit Tirana garoi i dëmtuar, por kjo nuk e pengoi që të bënte një garë shumë të pastër në stilin e shkëputjes, duke realizuar tre provat, fillimisht 145 kg, pastaj 148 dhe në fund 152 kg. Në shkëputje, që nuk është pika e tij më e fortë, ngriti 181 kg në provën e parë, por dështoi në dy tentativat e tjera për 185 kg, ndikuar edhe nga problemet fizike.
Megjithatë në tërësinë e vet garimi në këtë kampionat botëror dhe rezultati I arritur është mjaft pozitiv për peshëngritësin tonë të njohur, i cili është farë pranë kualifikimit në Olimpiadën e Parisit.
Një pamje me të qartë të kapjes së normës do ta japi renditja e përgjithshme për peshën deri ne 73 kg pasi të mbylle edhe konkurrimi në baterinë A të kësaj peshe. Briken Calja ishte i vetmi sportist shqiptar që mori pjesë në botëror, duke qenë se Erkand Qerimaj u tërhoq nga pjesëmarrja për shkak të gjendjes gripale. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?