Britani/ Nëna lind foshnjën në tualetin e lokalit dhe largohet, policia: Ajo ka nevojë për kurim, e mitura u gjet e pajetë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të dielë në Angli. Policia bën me dije se në tualetin e një lokali, është gjetur

Janar 29, 2024 - 14:10
 0
Britani/ Nëna lind foshnjën në tualetin e lokalit dhe largohet, policia: Ajo ka nevojë për kurim, e mitura u gjet e pajetë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të dielë në Angli. Policia bën me dije se në tualetin e një lokali, është gjetur e pajetë një vajzë e porsalindur, ndërsa nëna e saj është zhdukur.

Autoritetet kanë bërë apel që nëna e foshnjës duhet të kërkojë sa më parë ndihmë mjekësore për të qenë e sigurt nga ana shëndetësore.

Policia thotë se nëna mund të ketë kaluar një traumë psikologjike, dhe nevoja për trajtim të menjëhershëm është e madhe.

Ne po apelojmë urgjentisht që nëna e vajzës të kontaktojë me ne ose të kërkojë ndihmë mjekësore pasi ajo ka kaluar nëpër një provë jashtëzakonisht traumatike dhe mund të ketë nevojë për trajtim vetë.

Nëse nëna është e rehatshme të flasë me policinë, atëherë ajo mund ta bëjë këtë duke telefonuar 101 ose mund të përdorë LiveChat në internet për të folur me ne nga distanca në ëëë.ëestyorkshire.police.uk/livechat . Nëse ajo nuk dëshiron të flasë me policinë, ajo mund të kontaktojë njësinë e vlerësimit të maternitetit në Leeds në 0113 3926731”, tha një punonjës i policisë.

Klientët që ishin në lokal lavdëruan stafin për trajtimin e situatës më të vështirë me të cilën mund të përballeshin pa shkaktuar alarm dhe panik, raporton The Guardian.

Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën. Një falënderim i madh shkon për ata që na ndihmuan ndërkohë që ne po luftonim si ekip“, shkroi menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Policia njoftoi se po vazhdon hetimet, deri në identifikimin dhe gjetjen e nënës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.