Britania e Madhe publikon të dhënat, numri i emigrantëve shqiptarë, më i ulëti që nga janari i 2022

Numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të jashtëligjshme është ulur ndjeshëm këtë vit. Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, rezulton se nga janari i këtij viti deri në prill, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Britani me gomone është 20. Kjo është shifra […]

Prill 27, 2024 - 14:55
 0
Britania e Madhe publikon të dhënat, numri i emigrantëve shqiptarë, më i ulëti që nga janari i 2022

Numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të jashtëligjshme është ulur ndjeshëm këtë vit.

Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, rezulton se nga janari i këtij viti deri në prill, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Britani me gomone është 20. Kjo është shifra më e ulët që nga janari i vitit 2022.

Qeveria shqiptare dhe ajo britanike kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndaluar kalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm përmes kanalit të La Manshit,  Autoritetet britanike kanë vlerësuar efikasitetin e kësaj marrëveshje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.