Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në

Shtator 29, 2023 - 10:25
 0
Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në Ukrainë.

 

Detajet e sakta të statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private.

 

Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve News Sky.

 

Në zhvillime të tjera mbi Grupin Wagner këtë mëngjes, Kremlini ka thënë se Andrei Troshev, një nga komandantët e tij dhe thuhet se kandidati i preferuar i Vladimir Putin për të udhëhequr grupin, tani po punon në mënyrë aktive për ministrinë e mbrojtjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.