Britania njofton ndihmën e re 286 milionë euro për Ukrainën

Ndihma e re dypalëshe me vlerë deri në 242 milionë paund – 286.5 milionë euro për Ukrainën do të shpallet nga kryeministri britanik

Qeshor 13, 2024 - 09:55
 0
Britania njofton ndihmën e re 286 milionë euro për Ukrainën

Ndihma e re dypalëshe me vlerë deri në 242 milionë paund – 286.5 milionë euro për Ukrainën do të shpallet nga kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë samitit të G7 në Itali. Kjo u njoftua nga Number 10 Downing Street të mërkurën.

Kjo ndihmë do t’i lejojë Ukrainës të përmbushë nevojat e menjëhershme humanitare, energjetike dhe stabilizuese dhe të vendosë themelet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik dhe social në një afat më të gjatë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Qëllimi është në veçanti rivendosja e infrastrukturës kritike të energjisë, e cila pësoi sulme raketore dhe bombardime nga Rusia gjatë muajve të fundit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.