Britney Spears reagon për ndarjen: Nuk mund ta duroja më dhimbjen

Pas ish-partnerit të saj Hesam “Sam” Asghari, edhe Britney Spears konfirmoi ndarjen dhe foli për situatën. “Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë,” shkroi Britney në Instagram. “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por…nuk jam këtu për të […]

Gusht 19, 2023 - 18:48
 0
Britney Spears reagon për ndarjen: Nuk mund ta duroja më dhimbjen

Pas ish-partnerit të saj Hesam “Sam” Asghari, edhe Britney Spears konfirmoi ndarjen dhe foli për situatën.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë,” shkroi Britney në Instagram. “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por…nuk jam këtu për të dhënë shpjegime pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht.”

41-vjeçarja vazhdoi të tregojë se si ajo ishte shtirur sikur gjithçka ishte mirë për një kohë të gjatë dhe vuri në dukje se jeta në rrjetet sociale “mund të duket e përsosur”, por në realitet është ndryshe.

“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia,” vazhdoi ajo.

“Supozohet që të na duan pa kushte…jo me kushte. Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time. Dhe në fakt jam goxha mirë. Gjithsesi kalofshi një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni,” përfundoi këngëtarja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.