Britney Spears rrëfehet pas shumë vitesh: Abortova fëmijën e Justin Timberlake, nuk dëshironte të bëheshim prindër

Britney Spears ka rrëfyer në librin e saj autobiografik i cili do të publikohet së shpejti, se ajo pësoi abort gjatë kohës kur ishte në një lidhje dashurie me Justin Timberlake. 41-vjeçarja kujton në librin “The Women in Me”, se shtatzënia “ishte një surprizë”, por ajo donte të mbante fëmijën. “E doja shumë Justinin. Gjithmonë prisja […]

Tetor 18, 2023 - 12:20
 0
Britney Spears rrëfehet pas shumë vitesh: Abortova fëmijën e Justin Timberlake, nuk dëshironte të bëheshim prindër

Britney Spears ka rrëfyer në librin e saj autobiografik i cili do të publikohet së shpejti, se ajo pësoi abort gjatë kohës kur ishte në një lidhje dashurie me Justin Timberlake.

41-vjeçarja kujton në librin “The Women in Me”, se shtatzënia “ishte një surprizë”, por ajo donte të mbante fëmijën.

“E doja shumë Justinin. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, sepse ishim shumë të rinj”, mësohet të ketë shkruajtur këngëtarja në këtë libër.

Ajo e përshkroi ngjarjen një nga më të dhimbshmet që ka përjetuar ndonjëherë. Libri pritet të dalë më 24 tetor, por këto informacione janë marrë në mënyrë ekskluzive nga revista e njohur “People”.

Edhe më herët mediat e huaja rozë bënë me dije se Justin Timberlake ishte i shqetësuar se çfarë detajesh të romancësh me të do të bëheshin publike. Ende nuk dihet nëse është ky i vetmi sekret i errët që ka mbajtur të fshehur këngëtarja apo do të ketë edhe shumë të tjera që do të zbulohen në këtë libër.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.