Brnabiç: Ruatja e Kosovës si pjesë e Serbisë, pika e parë e planit të Partisë Progresive

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka deklaruar sot se ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë është pika e parë në listën e

Dhjetor 6, 2023 - 11:20
 0
Brnabiç: Ruatja e Kosovës si pjesë e Serbisë, pika e parë e planit të Partisë Progresive

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka deklaruar sot se ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive serbe.

 

“Plani 10-pikësh është premtimi ynë, çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Pika e parë është ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Brnabiq për K1, raporton Euronews Serbia.

 

Ajo shtoi se në krye të listës është zhvillimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila vendos për të ardhmen e saj.

 

Brnabić shtoi se plani parashikon një qeveri që do të formohet nga populli me votat e tyre, siç ishte që nga viti 2012.

 

“Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe ne të harmonizohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të huaj dhe njerëz të fuqishëm”, tha Brnabić.

 

Ajo shtoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.

 

“Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë”, theksoi Brnabić./vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.