Broja nuk mjafton, kuqezinjtë shënojnë humbjen e dytë radhazi

Kombëtarja shqiptare humbi me rezultatin 1:0 në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit në Suedi.  Kjo është humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë, ndërkohë

Mars 25, 2024 - 22:05
 0
Broja nuk mjafton, kuqezinjtë shënojnë humbjen e dytë radhazi

Kombëtarja shqiptare humbi me rezultatin 1:0 në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit në Suedi. 

Kjo është humbja e dytë radhazi për kuqezinjtë, ndërkohë që trajneri Sylvinho preferoi të eksperimentonte me skemën duke luajtur me formacionin 4-4-3, ndërkohë që Broja ishte titullar që prej minutës së parë.

Gjithçka nisi mirë për kuqezinjtë, por shpërthimi në krah dhe rrëzimi i Brojës brenda zonës së rreptësisë nuk u përkthye në një penallti të dhënë nga arbitri.

Një gol që rezultoi offside nuk mjaftoi që ndeshja e sotme të konsiderohej e suksesshme për kuqezinjtë, për të cilët pjesa e dytë ishte për t’u harruar. /vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.