Bruksel/ Michel: BE të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet ndërmjet Kosovës e Serbisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media, pas përfundimit të samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ka folur për takimin që ai së bashku me presidenti e francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni e shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, zhvilluan të enjten me kryeministrin e […]

Tetor 27, 2023 - 16:15
 0
Bruksel/ Michel: BE të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet ndërmjet Kosovës e Serbisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media, pas përfundimit të samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ka folur për takimin që ai së bashku me presidenti e francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni e shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, zhvilluan të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Liderët evropian, sipas Michel, në këtë takim kanë dërguar një mesazh të qartë liderëve nga Kosova e Serbia – implementimi i të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është njëra nga marrëveshjet e rëndësishme, nuk është e vetmja, por është njëra nga elementet e  rëndësishme”, potencoi ai.

Michel gjatë konferencës deklaroi se është plotësisht i informuar për debatin aktual çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe refuzimin e palës serbe, duke theksuar se kjo është diskutuar edhe në takimin e së premtes në kuadër të samitit të Këshillit të Evropës.

“Një pikë që u përmend nga disa liderë në takimin e sotëm, është që të dy liderët të zbatojnë këto marrëveshje dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet këto marrëveshje zbatohen.

Dhe do të jetë në përgjegjësinë e BE-së për të vlerësuar se cilat janë pasojat nëse këto zbatohen dhe nëse këto nuk zbatohen”, shtoi Michel./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.