Buckingham Palace hedh poshtë spekulimet se po përgatitet funerali mbretëror: Charles III do të rifillojë detyrat publike

Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme pasi ka bërë përparim inkurajues në trajtimin e tij të kancerit, ka thënë

Prill 26, 2024 - 23:15
 0
Buckingham Palace hedh poshtë spekulimet se po përgatitet funerali mbretëror: Charles III do të rifillojë detyrat publike
Pallati Buckingham publikoi një fotografi të Mbretit dhe Mbretëreshës të realizuar në fillim të këtij muaji

Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme pasi ka bërë përparim inkurajues në trajtimin e tij të kancerit, ka thënë Buckingham Palace.

Me këtë njoftim Buckingham Palace ka hedhur poshtë raportimete e medieve britanike se shëndeti i Mbretit ishte përkeqësuar dhe kishin nisur përgatitjet për funeralin mbretëror.

Nuk do të jetë ende një kthim i plotë në angazhimet zyrtare për Mbretin, por pallati po dërgon sinjale pozitive.

Mbreti do të fillojë të martën e ardhshme me një udhëtim simbolik në një qendër të trajtimit të kancerit.

Planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë.

Në javët e ardhshme, tha pallati, ai do të ndërmerrte më shumë angazhime publike.

Është një mesazh optimizmi i kujdesshëm, por trajtimi i Mbretit, i cili filloi në shkurt, është ende duke vazhduar dhe nuk ka një datë të caktuar për përfundimin e tij.

“Është shumë herët për të thënë” për sa kohë do të vazhdojë trajtimi i tij, tha pallati.

Ai shtoi se mjekët ishin “shumë optimistë nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbeten pozitivë për rimëkëmbjen e vazhdueshme të Mbretit”.

Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur, por ekipi mjekësor i Mbretit është “mjaftueshëm i kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, saqë Mbreti tani është në gjendje të rifillojë një sërë detyrash përballë publikut”.

Një fotografi e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, e bërë në fillim të këtij muaji në kopshtet e Pallatit Buckingham, është publikuar gjithashtu./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.