Buffon: Serie B me Juventus? Do ta bëja edhe 100 herë të tjera

Gianlugi Buffon, në karrierën e tij të lavdishme ka fituar pothuajse të gjithë titujt më të rëndësishëm. Por, karriera e ish-portierit italian ka pasur edhe momente të vështira dhe të ulëta. Një nga to është Serie B me Juventus, direkt pasi u shpall kampion i Botës me Italinë në vitin 2006. Sot e kësaj dite, […]

Shkurt 13, 2024 - 22:43
 0
Buffon: Serie B me Juventus? Do ta bëja edhe 100 herë të tjera

Gianlugi Buffon, në karrierën e tij të lavdishme ka fituar pothuajse të gjithë titujt më të rëndësishëm. Por, karriera e ish-portierit italian ka pasur edhe momente të vështira dhe të ulëta. Një nga to është Serie B me Juventus, direkt pasi u shpall kampion i Botës me Italinë në vitin 2006.

Sot e kësaj dite, Buffon nuk është penduar për zgjedhjen e marrë, madje thekson se do ta ribënte edhe 100 herë të tjera pasi në momentet e vështira dalin në pah burrat e vërtetë.

“Serie B me Juventusin? Do ta ribëja edhe 100 herë të tjera. Në kohë të vështira unë kurrë nuk kam bërë pas, aty dalin në pah burrat e vërtetë. Mbaj mend që sapo kisha fituar Botërorin dhe shkova në selinë e Juventus.

Iu thashë drejtuesve se nëse ishin të interesuar, unë do të qëndroja. Ata nuk e prisnin këtë lëvizje nga unë. Në aspektin e karrierës kjo mund të më ketë ndikuar disi, por ishte mundësia për të treguar se kush jam. Doja të tregoja se ia vlen të luash futboll edhe për vlerat njerëzore”, u shpreh Buffon.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.