Bullgaria dëbon nga vendi kreun e kishës ortodokse ruse
Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë. Ata akuzohen se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës. Vendimi për dëbimin e tyre vjen me arsyetimin se janë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”. Ndërkohë, në një postim në Facebook, ambasada ruse u shpreh se ndihen të indinjuar nga fakti dhe forma e vendimit të […]
Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë. Ata akuzohen se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës.
Vendimi për dëbimin e tyre vjen me arsyetimin se janë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Ndërkohë, në një postim në Facebook, ambasada ruse u shpreh se ndihen të indinjuar nga fakti dhe forma e vendimit të marrë nga pala bullgare, raporton agjencia e lajmeve Politico.
“Qeveria bullgare pro-evropiane me sa duket ka marrë përsipër misionin e vënies së popullit rus dhe bullgar kundër njëri-tjetrit. Ky rast është i paprecedentë, rezultat i një mendjeje satanike”, u ankua ambasada ruse.
What's Your Reaction?